Skuadrat e Partizanit dhe Tiranës janë dy finalistet e Kupës së FSHV-së në volejboll për meshkuj. Në Farkë, u luajtën dy takimet gjysmëfinale të turnout që celi sezonin e ri sportive 2025-2026.

Partizani fitoi 3-1 ndaj Studentit (25-18, 25-20, 20-25, 23-25), në një sfidë në përgjithësi të ekuilibruar. Ndryshe nga si e mbyllën sezonin e kaluar, të dyja ekipet luajtën vetëm me lojtarë vendës.

Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mundi 3-1 Skënderbeun (25-22, 25-20, 22-25, 25-17). Një fitore e merituar e skuadrës bardheblu, që ishte më lart se korcarët edhe pse këta të fundit kishin 3 të huaj.

The post Kupa e Federatës: Partizani dhe Tirana sfidë për trofeun e parë sezonal appeared first on Telesport.