Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë: “Ndaj Gjibraltarit u testuan lojtarë të rinj, ishte hera e parë që luanim bashkë. Si sulmues kishim disa raste, por nuk ishte përqendrimi maksimal. Mos harroni se miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Edhe miqësoret, normalisht janë për t’u fituar, por e kemi të qartë çfarë duhet përmirësuar”.
Tani vjen Letonia: “Në ndeshjen e parë kundër saj kemi pasur shumë raste, por nuk finalizuam. Ishim disi të ngarkuar pas ndeshjes kundër Serbisë, me shumë volum dhe intensitet. Vuajtëm në finalizim, pasi rastet nuk mungonin. Për këtë duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet e bëra”.
Gjendja e skuadrës: “Ndeshja ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme për të vazhduar besimin te kualifikimi. Duhet të gjejmë forcat, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona”.
Paraqitja deri më tani në këto kualifikuese: “Besoj e keni parë, po i referohem ndeshjes me Serbinë, që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë se kundërshtari. Përjashto ndeshjen kundër Anglisë atje, të gjitha të tjerat i kemi dominuar. Në ndeshjet e mbetura të bëjmë një hap më shumë deri tek ëndrra që kemi, kualifikimi në Kupën e Botës. Duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë mjaft të fortë. Ky grup kërkon mund, sakrificë dhe angazhim për t’ia dalë me sukses”.
The post Daku: Krijojmë shumë raste, por na brengos finalizimi. Autokritika vjen ndaj Letonisë appeared first on Telesport.
