Ministria e Shëndetësisë njofton se pas zjarrit që shpërtheu dje pasdite vonë në fabrikën e produkteve të ëmbëlsirave dhe vaflave “Makproges” në Vinicë janë hospitalizuar:

një person (një zjarrfikëse) në Spitalin Klinik Publik – Shtip,

katër persona (zjarrfikës) në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan,

tetë persona (punonjës të fabrikës) në Klinikën e Toksikologjisë – Shkup.

Të gjithë të hospitalizuarit janë në gjendje shëndetësore stabile.