42-vjeçari kapet me kokainë, amfetaminë dhe marihuanë në Shkup

Prokurori në Prokurorinë Publike ka kërkuar paraburgim për një 42-vjeçar nga Shkupi, në shtëpinë e të cilit janë gjetur substanca psikotrope dhe drogë. Gjatë kontrollit, policët kanë hasur edhe një person tjetër, të cilit i dyshuari 42-vjeçar i kishte mundësuar përdorim të kokainës.

“Në banesën ku qëndronte i dyshuari, në rrugën Mateja Matevski në Shkup, policia ka gjetur 14,2 gramë amfetaminë, rreth 8 gramë kokainë, sasi më të vogla marihuane dhe MDMA (3,4 metilen dioksi-metilamfetaminë)”, njoftoi Prokuroria.

Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe vënie në qarkullim të narkotikëve, si dhe për mundësim të përdorimit të narkotikëve.