Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit politike të ASH së Arben Taravarit, duke e akuzuar VLEN- se është kthyer në narrativën dhe qëndrimet që përfaqësojnë “botën sërbe”. Mexhiti tha se Taravari është pozicionuar në krah të forcave që nuk përfaqësojnë interesat euroatlantike dhe multietnike të vendit, por përkundrazi, lidhen me ndikime që historikisht kanë qenë kundër frymës së integrimit dhe barazisë.
“Taravari është kthyer bash aty ku është bota serbe. Nuk duhet më tepër vetëm merrni deklaratat e z.Taravari për z. Ahmeti viteve të fundit, çfarë ka thënë, si ka thënë dhe se si i ka gëlltitur gjithë ato që i ka thënë”, tha Izet Mexhtit, zv/kryeministër./Alsat.mk
The post Mexhiti: Taravari është kthyer bash aty ku është bota serbe appeared first on Alsat.
