Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se më 7 shtator 2025, rreth orës 21:00, në parkingun në Vodno të Mesme në Shkup, policia ka arrestuar një shtetas italian, njofton TV21.

Bëhet fjalë për L.T. (27 vjeç) nga Italia, tek i cili gjatë kontrollit policor është gjetur lëndë narkotike e llojit hashash.

Nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar. Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në Burgun e Shuto Orizares (Shutkë).