Sulmuesi kosovar i Majorka-s, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e kampionit turk, Gallatasarait, i cili pritet të transferojë një sulmues deri në mbylljet e afatit kalimtar në Turqi.

Me Viktor Osimhen të dëmtuar me ekipin kombëtar dhe Mauro Ikardin ende të paaftë për të luajtur 90 minuta, transferimi i një sulmuesi të ri është bërë temë diskutimi për Gallatasarajin.

Sipas një raporti në “Radyospor”, kampioni turk mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po bën karrierë te Majorcka.  Agjenti Tahsin Koca, i cili ka kontakte të ngushta me klubet evropiane zbuloi këtë informacion.

“Gallatasaraji mund të nënshkruajë një qendërsulmues që e njeh mirë Superligën. E mësova këtë gjatë negociatave të transferimeve. Ata duan Vedat Muriqin në huazim, me mundësi blerjeje. Është një lëvizje logjike dh e e realizueshme”, ka thënë fillimisht Koca.

 

“Majorka tashmë ka katër qendërsulmues. Juventusi i ofroi Milikun Gallatasarajt, por Bordi e refuzoi atë sepse është i lënduar. Keinan nga Udineze u ofrua gjithashtu, por ai nuk e njeh ligën. Ai gjithashtu ka një pasaportë britanike,” tha mes tjerash Koca.

 

“Mendoj se Banza, lojtari i Bragës që luajti si huazim te Trabzonspor sezonin e kaluar, është gjithashtu në agjendë. Nëse Muriqi nuk është i disponueshëm, Banza do të ishte një qendërsulmues rezervë ideal”, përfundoi agjenti.

The post Vedat Muriqi nga Majorka mund të kalojë te gjigandi turk?! appeared first on Alsat.