Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik është gjobitur nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA. Flik është dënuar me 20 mijë euro dhe me një ndeshje në garat e UEFA-s.
Ky pezullim zgjatë një vjet, duke filluar nga sot dhe Hansi mund ta zgjedh vet se në cilin takim dëshiron të mungojë në stolin e klubit katalunas.
Kujtojmë që ky dënim nga UEFA vjen për shkak të sjelljeve josportive të Hansi Flik në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Interit.
Kujtojmë që Barcelona ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve e zhvillon ndaj Njukasëllit./Indeksonline/
The post UEFA gjobit Hansi Flikun me një ndeshje pezullim dhe 20 mijë euro appeared first on Alsat.
