Mbrëmë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor lokal i koalicionit VLEN në qytetin e Dibrës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin liderët e koalicionit VLEN, përfaqësues të strukturave lokale, aktivistë dhe mbështetës të shumtë.

Në fjalët e tyre drejtuar qytetarëve, ata theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive në procesin zgjedhor dhe nevojën për ndryshim të vërtetë në Dibër.
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, prezantoi vizionin e tij për një qeverisje transparente, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe përfshirje gjithëpërfshirëse të qytetarëve në vendimmarrje. Ai u zotua për një Dibër që punon për të gjithë, pa dallim, dhe që vendos në qendër nevojat e qytetarit.
Atmosfera impozante dhe mbështetja e madhe nga dibranët ishin tregues i qartë se ndryshimi ka nisur!

The post VLEN hap zyrtarisht shtabin zgjedhor në Dibër appeared first on Alsat.
