Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me një tjetër sezon që pritet të sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mira të kontinentit.

Sezoni 2024/25 solli për herë të parë formatin e ri të garës, duke hequr fazën klasike të grupeve dhe duke e zëvendësuar atë me një ligë me 36 ekipe, secila me nga tetë ndeshje. Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, derisa finalja u luajt në “Allianz Arena”, ku PSZH dominoi Interin me një fitore historike 5-0 – triumfi më i thellë në historinë e finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe këtë vit, do të zhvillohen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës. Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off për t’u kualifikuar më tej. Finalja e madhe do të luhet në “Pushkash Arena” të Budapestit, më 30 maj 2026.

The post Liga e Kampionëve, nis sezonin e dytë me garimin “kampional” appeared first on Alsat.