Janë luajtur sot ndeshjet e prapambetura të javës së parë të Superligës në volejboll, ku u zhvilluan dy ndeshje derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Skuadra bardheblu i fitoi me rezultatin e njëjtën 3-2 të dyja sfidat, për meshkuj e femra. Fitoren e parë sezonale korri edhe Pogradeci.

Meshkujt – Interesante sfida e luajtur në “Fahrie Hoti”, ku pas 2 orësh e 20 minuta lojë, Tirana fitoi 3-2 (18-25, 25-12, 25-19, 22-25, 15-9). Një lojë hera-herës edhe e tensionuar, por të dyja ekipet luajtën me hope. Kjo është humbja e parë e Partizanit kampion.

Femrat – Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës triumfoi 3-2 (25-22, 25-14, 25-27, 19-25, 15-12) ndaj Partizanit, një ndeshje emocionuese dhe dramatike. Partizani rikuperoi pas disavantazhit 0-2 me sete, duke çuar ndeshjen në setin e pestë.

Në setin final, bardheblutë fitojnë 15-12 dhe marrin fitoren e parë në kampionat. Në Pogradec, skuadra vendase mundi pa probleme 3-0 Teutën (25-8, 25-10, 25-16), ndeshje që ishte si stërvitore për ekipin liqenor.

Superliga-Femra, java e parë

Korabi – Dinamo, 0-3

Vllaznia – Skënderbeu, 0-3Gentian SpiriPërpunoni Profil

Pogradeci – Teuta, 3-0

Tirana – Partizani, 3-0

Renditja: Dinamo 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Pogradeci 3 pikë, Tirana 2 pikë, Partizani 1 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e parë

Elbasani – Studenti, 0-3

Vllaznia – Skënderbeu, 3-1

Tirana – Partizani, 3-2

Erzeni (pushim)

Renditja: Studenti 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Tirana 2 pikë, Partizani 1 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Elbasani 0 pikë, Erzeni 0 pikë.

The post Superliga: Tirana “dopio” fitore ndaj Partizanit në javën e parë, triumfon edhe Pogradeci appeared first on Telesport.