Interi ka marrë një lajm shqetësues në prag të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Ajaksit në Amsterdam.
Kapiteni Lautaro Martinez humbi seancën e fundit stërvitore me skuadrën dhe punoi vetëm në palestër, për shkak të një problemit në shpinë. Pavarësisht kësaj, ai do të udhëtojë drejt Holandës bashkë me ekipin.
Ndërkohë, trajneri Kristian Kivu nuk do të ketë në dispozicion Mateo Darmian, i cili do të qëndrojë në Milano, për shkak të dhimbjeve në mes.
Interi do të përballet me Ajaksin në transfertë këtë javë, në një sfidë që shënon nisjen e rrugëtimit të tyre në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.
The post Lajm i keq për Interin në prag të përballjes me Ajaksin appeared first on Alsat.
