
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, përveç ngarkesës politike dhe ideologjike, kanë edhe një ngarkesë të fuqishme etnike, duke i bërë ato më të ashpra dhe më komplekse. Dy komunitetet më të mëdha në vend – maqedonasit dhe shqiptarët – po përplasen në disa komuna, të cilat janë shndërruar në qendra të tensionit etniko-politik. Njëra nga këto është edhe Kërçova, ku ironikisht, ndonëse sipas statistikave të fundit shumica e banorëve janë shqiptarë, por që kjo nuk përkthehet në fuqi elektorale, shkruan FaktiDitor.info
Të dhënat e censusit të vitit 2021 në Kërçovë:
| Gjithësej banorë | 56.725 |
| Shqiptarë | 31.610 |
| Maqedonas | 16.920 |
Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë shumicën në Kërçovë, me afro dyfishin e numrit të maqedonasve – saktësisht 14.690 më shumë. Paradoksi qëndron në faktin se gjatë zgjedhjeve, kjo fuqi demografike nuk përkthehet në fuqi elektorale. Kjo vërehet qartë në rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, ku numri i votave të shqiptarëve është dukshëm më i ulët krahasuar me popullsinë që përfaqësojnë.
Nuk duhet harruar se pakicat turke, rome, vllehe, serbe dhe boshnjake luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit në Kërçovë, shkruan FaktiDitor.info
Ndërkohë, ndarja ndërmjet banorëve rezidentë dhe jo-rezidentë, që u bë gjatë regjistrimit të vitit 2021 por u anulua nga Gjykata Kushtetuese, jep një pamje të ndryshme:
Banorë rezidentë në Kërçovë:
| Censusi i vitit 2021 | |
| Gjithësej | 39.669 banorë |
| Shqiptarë | 16.373 banorë |
| Maqedonas | 16.020 banorë |
Dallimi mes banorëve rezidentë shqiptarë dhe maqedonas është shumë i vogël, sa thuasje është i pa përfillshëm, por që do të thotë shumë gjatë votimit për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, pasi një votë e vetme përcakton fituesin dhe humbësin në këtë komunë.
Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021:
| VMRO-DPMNE | 8.801 vota |
| Bashkimi Demokratik për Integrim | 8.545 vota |
| Fatmir Limani (Kandidat i pavarur) | 4.527 vota |
Dallimi mes VMRO-DPMNE dhe BDI ishte vetëm 256 vota, duke dëshmuar se një kandidat maqedonas është një rrezik real për të mposhtur kandidatët shqiptarë dhe për të marrë udhëheqjen e Kërçovës, shkruan FaktiDitor.info
Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale:
| Bashkimi Demokratik për Integrim | 12.927 vota |
| VMRO-DPMNE | 10.812 vota |
BDI fitoi me një diferencë prej 2.115 votash, por kjo gjithashtu tregon se dallimi mes dy kampeve etnike po ngushtohet ndjeshëm – aq sa në një të ardhme të afërt, situata mund të përmbyset. Këtë do ta dëshmojnë reyultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.
Kërçova sipas ndarjes administrative dhe territorial, është e ndarë në njësin 5 dhe në njësinë 6.
Të dhënat nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024:
| Njësia zgjedhore 5 (ku përfshihet një pjesë e Kërçovës) | |
| Frondit Evropian | 3.644 vota |
| VLEN | 1.131 vota |
| VMOR-DMPNE | 8.427 vota |
| LSDM | 1.884 vota |
| LEVICA | 643 vota |
| ZNAM | 399 vota |
| Guximshëm për Maqedoninë | 93 vota |
Nëse bëjmë një llogaritje të numri total të votave në aspektin etnik, do të shohim se në njësinë 5 shqiptarët kanë më pak vota, ku numri total i tyre shkon në 4.775 votan, ndërsa pala maqedonase po në këtë njësi zgjedhore ka gjithëse 11.420 vota, pra një dallim prej 6.645 votave në favor të tyre, shkruan FaktiDitor.info
Tani do të paraqësim të dhënt për njësinë tjetër zgjedhore:
| Njësia zgjedhore 6 (ku përfshihet pjesa tjetër e Kërçovës) | |
| Fronti Evropian | 5.359 vota |
| VLEN | 1.384 vota |
| VMRO-DPMNE | 93 vota |
| LQE | 42 vota |
| LSDMN | 15 vota |
| LEVICA | 5 vota |
| ZNAM | 3 vota |
Në njësin 6 zgjedhore, në të cilën bie një pjesë e Kërçovës, shohim se shqiptarët janë shumicë ku ata kanë marrë gjithësej 6.743 vota ndërsa maqedonasit 158 vota, pra një dallim prej 6.585 votave në favor të tyre.
Dallimi në vota mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Kërçovë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024:
| Shqiptarët | 11.518 vota |
| Maqedonasit | 11.578 vota |
| Dallimi në favor të palës Maqedonase | 60 vota |
Nëse këto rezultate përsëriten në zgjedhjet lokale të 19 tetorit 2025, atëherë, pas 12 viteve, Kërçova rrezikon të rikthehet përsëri nën udhëheqjen e një kryetari maqedonas. Kjo ndodh për shkak të faktit që shqiptarët garojnë me tre kandidatë – një nga Aleanca Kombëtare për Integrim, një nga koalicioni VLEN dhe një i pavarur – ndërsa maqedonasit garojnë me vetëm një kandidat nga VMRO-DPMNE, shkruan FaktiDitor.info
Në këto rrethana, edhe pse mund të duket e vështirë, është e realizueshme që kandidati maqedonas të fitojë që në raundin e parë, nëse vota shqiptare shpërndahet mes tre kandidatëve.
Kjo situatë është alarmante. Është një kambanë alarmi për partitë politike shqiptare dhe liderët e tyre që të lënë mënjanë inatet personale dhe politike, dhe të mos e sakrifikojnë një komunë për të cilën shqiptarët kanë bërë aq shumë përpjekje dhe sakrifica për ta sjellë nën udhëheqjen e tyre.
Një thirrje shkon edhe për diasporën shqiptare të Kërçovës: më 19 tetor, kthehuni në qytetin dhe fshatrat tuaja, votoni për njërin nga kandidatët shqiptarë, sepse përndryshe, Kërçova rrezikon të rikthehet atje ku ishte para 12 viteve – nën udhëheqjen e një kryetari maqedonas./ FaktiDitor.info
