Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë të fortë nga Jerusalemi, duke reaguar ndaj komenteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë.
Gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten, ai theksoi sovranitetin izraelit mbi Jerusalemin, duke e quajtur atë “qyteti ynë të përjetshëm”.
Erdogan ka qenë ndër zërat më të zëshëm që e kundërshton kontrollin e plotë izraelit mbi Jerusalemin, duke mbështetur aspiratat palestineze për pjesën lindore të qytetit.
Komentet e fundit të udhëheqësit izraelit pritet të shkaktojnë reagime të ashpra nga Ankaraja dhe vendet e tjera me shumicë myslimane, të cilat e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të një shteti palestinez.
Zhvillimet pritet të ndikojnë më tej në marrëdhëniet izraelito-turke, të cilat kanë qenë të tensionuara në dekadën e fundit, pavarësisht përpjekjeve sporadike për normalizim.
The post Netanyahu sfidon Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji appeared first on Alsat.
