Franko Mastantuono, vetëm 18 vjeç e 33 ditë, u bë lojtari më i ri që nis një ndeshje të Ligës së Kampionëve me fanellën e bardhë, duke thyer rekordin e vendosur nga braziliani Endrik në nëntor 2024 (18 vjeç e 73 ditë).

Mes entuziazmit të tifozëve dhe vëmendjes së mediave, debutimi i tij si titullar nuk është thjesht një kuriozitet statistikash, por një sinjal i fuqishëm për të ardhmen. Argjentinasi  është konsideruar një yjet më të mëdhenj të momentit, nga i cili pritet shumë, dhe fakti që trajneri i ka besuar një ndeshje kaq të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, tregon se Madridi ka ndër mend të ndërtojë rreth tij.

Kujtojmë që madrilenët paguan plot 45 milionë euro te River Plejt, për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit.  Për “Los Blancos” ky është një vazhdim i traditës për të besuar te lojtarët e rinj, tashmë, radha i përket Mastantuonos, i cili hyri në histori dhe premton shumë për vitet që vijnë.

The post Real Madridi ka një tjetër faqe të re në librin e rekordeve appeared first on Alsat.