Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Tedi në një dasmë sekrete, duke i dhënë fund beqarisë.
Çifti u martua më 14 shtator në një ceremoni të organizuar pranë Tiranës, ku gjithçka u mbajt larg syrit të publikut. Të ftuarve iu kërkua që të mos ndanin foto apo video nga momenti i veçantë, duke ruajtur kështu intimitetin e ngjarjes.

Burime të afërta kanë konfirmuar zhvillimin e ceremonisë, ndërsa edhe vetë Besa e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet për hapin e rëndësishëm në jetën e saj.
Ky hap i këngëtares vjen pas një karriere të gjatë në skenën muzikore, duke shënuar një kapitull të ri edhe në jetën e saj personale.
