Pas humbjeve ndaj Udinezes dhe Juventusit, kërkon reagim të shpejtë ndaj Ajaksit. Në debutimin e tij si trajner në Ligën e Kampiomëve , Kristian Kivu foli në konferencë për mediat.

Ndikimi i ADN-së së Ajaksi?

Marr me vete kulturën e qasjes ndaj ndeshjes që u bashkua me atë italiane. Jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar atje, jo vetëm si lojtar, por edhe si person.

Mentaliteti i skuadrës sime?

Interi është i fortë, e tregoi edhe me Juventusin. Humbja e derbit nuk i fshin gjërat e mira që kemi bërë. Mungon vetëm vazhdimësia dhe motivimi nga rezultatet. Lautaron do ta vlerësojmë para ndeshjes. Nuk kam diskutuar për ndryshim portieri. Nuk është e drejtë të sulmohet publikisht Zomer, pasi ai ka treguar vlerat e tij. Martinez dhe Di Gennaro do të kenë mundësitë e tyre, por Zommer tani duhet të mbështetet edhe humanisht”.

The post Kivu: Zomerin nuk e ndryshoj vetëm pse e kërkon publiku appeared first on Alsat.