Tifozi që provokoi dhe “nxori nga shinat” Diego Simeonen në “Anfield” ka vendosur “t’i hedhë benzinë zjarrit”, pas ngjarjes së bujshme në Champions. Pasi Van Dijk shënoi golin e fitores 3-2 për Liverpool, në minutën e 92-të, Simeone shpërtheu ndaj një tifozi që e ofendoi dhe i tregoi gishtin e mesit, duke përfunduar i bllokuar nga stjuardët dhe i përjashtuar me të kuq nga arbitri.

Jonny Poulter, tifozi në fjalë, nuk ka kërkuar ndjesë. Përkundrazi, në mes të natës ka postuar në “X” videon e reagimit të Simeones, duke shkruar me ironi: A më takon asisti?” Postimi u bë tejet “viral” në rrjetet sociale. Shumë tifozë të Liverpool-it e quajtën “legjendë”, ndërsa ata të Atleticos e dënuan si sjellje antisportive dhe të turpshme.

Episodi ka ndezur polemika të mëdha, duke e shndërruar incidentin mes Simeones dhe tifozit në një nga momentet më të komentuara të natës europiane.

The post Tifozi që “nxori nga shinat” Simeonen nuk e ndal provokimin, shkruan mesazhin surreal appeared first on Telesport.