Më 21 shtator 2025, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria gjashtë persona të cilët janë kapur duke tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar prej 80 km/orë në rrugën Tetovë-Gostivar, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Në orën 15:25, pranë kryqëzimit të Kamnjanit, është ndaluar E.A. (29) nga Tetova, e cila drejtonte një “Golf” me shpejtësi 158 km/orë.
Në orën 16:40, është ndaluar S.M. (30) nga Gostivari, me një “Passat” që ecte me 152 km/orë.
Në orën 14:25, pranë pikës së pagesës rrugore në Gostivar, është ndaluar N.J. (58) nga f. Negotinë, duke drejtuar një “Audi” me 158 km/orë.
Vetëm pesë minuta më vonë, në orën 14:30, policia ndaloi Q.M. (66) nga f. Debresh, i cili po drejtonte një “Volkswagen Caddy” me targa zvicerane, me 167 km/orë – shpejtësia më e lartë e regjistruar atë ditë.
Në orën 15:40, u ndalua N.B. (30) nga f. Siniçan i Tetovës, me një “Mercedes” që ecte me 151 km/orë.
Ndërsa në orën 17:00, policia ndaloi G.N. (50) nga Manastiri, me një “Passat” me shpejtësi 152 km/orë.
Të gjithë shoferët e kapur u shoqëruan në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen parashtresa sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të automjetit motorik në mënyrë të papërgjegjshme”.
