Reperi i njohur, Mozzik javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ekspozoi orën luksoze “Richard Mille” në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje.
Me të ardhë në Kosovë, Dogana ia konfiskoi këtë orë, me arsyetimi se nuk e kishte deklaruar.
Mirëpo, duke u thelluar më tutje në këtë histori, filluan dyshimet se ora e reperit mund të jetë false dhe për këtë u urdhërua një ekzaminim për ta vërtetuar.
Këtë e ka konfirmuar shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, që e përfaqësojnë kompaninë “Richard Mille”.
Në lidhje me këtë kishte dal me reagim edhe Dogana e Kosovës.
Në njoftim ishte thënë se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro

