Me qëllim të lehtësimit të qasjes në dokumente, formularë të komunës, por edhe pagesa të ndryshme, si dhe rritje të transparencës, komuna e Tetovës, ka promovuar faqen e re të internetit, e cila për dallim nga më herët, ofron qasje më të lehtë. Faqja e re, nuk përmban vetëm informacione rreth komunës, por edhe informacione për lokacione tërheqëse në Tetovë, ngjarjet kulturore, e të tjerrë.

“Sigurisht se kjo ueb faqe është krijuar me metoda më bashkëkohorë, është më lehtë e qasshme për qytetarët me përmbajtje të shumë informacioneve qoftë për Komunën e Tetovës qoftë për qytetin e Tetovës. Sigurisht se edhe ueb faqja e vjetër ka qenë me informacione dhe përmbajtje të mirë, por ueb faqja e re është edhe më transparente, edhe më e lehtë për shfrytëzim nga ana e qytetarëve dhe me metoda më bashkëkohore, që qytetarët të informohen madje në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe në gjuhën angleze dhe shumë më lehtë e qasshme për të gjithë”, u shpreh Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës./ Alsat.mk

The post Tetova me faqe të re zyrtare – më afër qytetarëve appeared first on Alsat.