Zgjerimi i Botërorit në 2030, rreth 30 % e vendeve anëtare të FIFA-s do të marrin pjesë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka diskutuar për zgjerimin e Kupës së Botës në 64 përfaqësuese. Kërkesa për shtimin e përfaqësueseve duke nisur nga Botërori 2030 tashmë është paraqitur zyrtarisht nga liderët e Amerikës së Jugut, që janë me ndikim në FIFA.

Gjatë takimeve të zhvilluar në Nju Jork, presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino dhe sekretari i përgjithshëm, Matias Grafstrom kanë dëgjuar për idenë nga një numër i politikanëve dhe drejtuesve të futbollit nga Paraguaji, Argjentina dhe Uruguaji.

FIFA president Gianni Infantino with FIFA Cup before the 2026 World Cup press conference. Thursday, June 16, 2022, in New York. (AP Photo/Noah K. Murray)

Në emër të mysafirëve, bisedimet i ka udhëhequr Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL-it dhe nënpresident i FIFA-s. Ideja e Botërorit me 64 përfaqësuese së pari është prezantuar në mars nga Uruguaji. Ky zgjerim synohet në kuadër të festimit të 100-vjetorit të Kupës së Botës.

Botërori është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit. Në vitin 1982 nga 16 përfaqësuese u rrit në 24. Në vitin 1998 u prezantuar formati me 32 përfaqësuese, ndërsa Botëror 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë do t’i ketë 48 përfaqësuese pjesëmarrëse.

Nëse rritet në 64, atëherë më shumë se 30 përqind e 211 vendeve anëtare të FIFA-s do të luajnë në Botëror.

The post Zgjerimi i Botërorit në 2030, rreth 30 % e vendeve anëtare të FIFA-s do të marrin pjesë appeared first on Alsat.