Donald Trump ka ndërhyrë personalisht për të ndaluar çdo përpjekje përjashtimi të Izraelit nga Botërori 2026. Sipas “The Times”, shumica e anëtarëve të komitetit ekzekutiv të UEFA-s janë pro përjashtimit të Izraelit nga garat europiane, me një vendim që pritet javën e ardhshme. Kjo pason thirrjet e OKB-së, ku një panel ekspertësh kërkoi që si FIFA, ashtu edhe UEFA ta pezullojnë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar, duke u mbështetur në një raport që akuzon vendin për gjenocid në Gaza, akuza që qeveria izraelite i mohon.

Që nga tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, mbi 65.000 persona, mes tyre mbi 17.000 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa rajoni ka përjetuar të tria përkufizimet e urisë, sipas OKB-së. Izraeli aktualisht renditet i treti në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Trump, i përfshirë ngushtë në promovimin e turneut së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të veprojë përmes sekretarit të shtetit Marco Rubio. Një zëdhënës i DASH deklaroi për “Sky News”: “Ne do të punojmë absolutisht për të ndaluar çdo përpjekje për ta përjashtuar kombëtaren e Izraelit nga Kupa e Botës”.

The post Donald Trump ndërmerr veprime drastike ndaj përjashtimit të Izraelit nga Botërori 2026 appeared first on Telesport.