Achraf Hakimi, mbrojtësi i PSG dhe miku i madh i Kylian Mbappé, ka befasuar, duke mos e përfshirë sulmuesin e Real Madridit në formacionin e tij ideal 4-3-3. Në një intervistë për “Canal+”, ai ka shpjeguar me shaka: “Kur të fitojë ‘Topin e Artë’, do të hyjë në skuadrën time tip”.

Formacioni i Hakimit është plot legjenda: në mbrojtje Bounou, Ramos, Maldini, Marcelo dhe ai vetë; në mesfushë Modric, Zidane dhe Ronaldinho (i zgjedhur para Iniestës); ndërsa në sulm Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo “Fenomeni”.

Pavarësisht sezonit të shkëlqyer të Mbappé në Madrid (44 gola në 59 ndeshje dhe ‘Këpuca e Artë’), Hakimi ka bërë humor: “Është zëvendësimi i parë”, duke e quajtur megjithatë “një lojtar të madh”. Një thumb i vogël, pas vendit të 7-të të francezit në “Topin e Artë” 2025, ku vetë Hakimi u rendit i 6-ti dhe fitues doli Dembélé.

Marokeni shtoi: “Unë nuk jam i fiksuar pas çmimeve individuale. Dua të fitoj trofe me skuadrën dhe me kombëtaren. Me Mbappé kemi një miqësi të vërtetë, që shkon përtej futbollit”.

The post Hakimi ngacmon Mbappé: Do të jetë në formacionin tim ideal vetëm me “Topin e Artë” appeared first on Telesport.