
Po e paraqesim versionin e animuar të Parkut Memorial të ardhshëm në Tetovë, i ndërtuar në shenjë kujtese dhe nderimi të përhershëm për viktimat e zjarrit në spitalin modular.Koncepti parashikon shtigje të harkuara dhe të qasshme në frymën e “kornizës së ndërprerë”, zona të qeta përkujtimore, rreshta drurësh me specie autoktone dhe ndriçim diskret, si dhe pajisje urbane minimaliste që respektojnë qetësinë e hapësirës.