Koalicioni AKI mbrëmë në Shkup mbajti konventën promovuese të kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor. Krahas kandidatëve për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave, morën pjesë edhe liderë dhe funksionarë të partive koalicionuese. Kandidati për Qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi, para të pranishmëve deklaroi që këto zgjedhje edhe pse janë lokale, kanë peshë të referendumin pasi qëllimi është të përmbyset qeveria, siç e quajti ai antishqiptare.
“Jo më përbuzje të dinjitetit kombëtar shqiptar. Jo më shkeljes së Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Jo më tërheqja e shqiptarëve për veshi, jo më ulja e dinjitetit të administratorëve dhe të gjithë përfaqësimit të drejtë dhe etnik. Jo më përbuzja e gjuhës shqipe dhe balancuesi. Jo më devijimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Skender Rexhepi, kandidat i AKI për Qytetin e Shkupit. /Alsat.mk
The post AKI mbajti konventën promovuese, Rexhepi: Këto zgjedhje kanë peshë të referendumit appeared first on Alsat.