Sekretari i Fakultetit të Shkencave të Informatikës, në Universitetin “Nënë Tereza”, Raim Jashari, i cili një ditë më parë u përfol për një ftesë drejtuar studentëve për pjesëmarrje në tubim politik të Aleancës Kombëtare për Integrim, përgënjeshtron informacionin.
Ai thotë se “Ky pretendim është i rremë, i inskenuar dhe krejtësisht tendencioz. Mesazhi i shpërndarë nuk është shkruar nga unë dhe as nuk është dërguar nga numri im i telefonit. Ky veprim është një manipulim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë integritetin tim personal, profesional dhe akademik, si dhe të njollosë reputacionin e Fakultetit dhe Universitetit”, shkruan Jashari.
Në rrjetet sociale një ditë më parë u publikua një mesazh në të cilin studentët ftoheshin në tubim politik dhe u kërkohej të konfirmojnë pjesëmarrjen.
The post Raim Jashari: Nuk kam dërguar ftesë për tubim politik appeared first on Alsat.