Profesori Bashkim Selmani hapi Institutin për Zhvillim Ekonomik dhe Politik me vendndodhje në Shkup. Ai thotë se motivim kryesor kanë qenë studentët ekselentë që kanë mbetur pa punë kurse shpreson që instituti të sjell ndryshim të mendësisë ekonomike dhe politike, ku përparësi do t’u jepet personave të aftë dhe të përgatitur profesionalisht.
Selmani thotë se do të ndihmojnë viktimat e sistemit dhe se do të kërkojnë përgjegjësi me emër dhe mbiemër për të gjithë ata që i kanë shkaktuar dëme dhe varfëri shtetit.
“Konceptin e lirisë së vërtetë mund ta analizojmë përmes zgjedhjeve dhe kushteve të ekzistencës së sistemit të demokracisë. Ajo që thuhet më rrallë është se idetë e gabuara të jetësimit të të drejtave ekonomike kombëtare, pa element bashkëbarazie, bashkëmendimi, bashkëbarazie kushtetuese, që janë elemente bazë për jetën e qytetarit, nuk mund të kemi demokraci funksionale. Aty ku nuk ka demokraci funksionale, duhet të vinë në shprehje vlerat shkencore, inteligjenca kombëtare dhe atdhedashuria. Mbase janë më të mëdha, deri në varfëri dhe shpopullim. Shikuar në këtë prizëm, nëse njerëzit e ditur dhe të përgatitur profesionalisht nuk vijnë në shprehje, atëherë demokracia dhe kombi nuk kanë nevojë për armiq ndërsa aktorët që luajnë rolin e të pabarabartëve, në mesin e të pabarabartëve, kur humbet aftësia e merituar e të mirave publike dhe zëvendësohen me barazi aritmetike, drejtësia mbetet një koncept abstrakt”, tha Bashkim Selmani, Profesor.
The post Profesori Bashkim Selmani hapi Institutin për Zhvillim Ekonomik dhe Politik me vendndodhje në Shkup appeared first on Alsat.