KOSOVË / Rregulla të reja për hyrje/dalje në BE nga 12 tetori

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 12 tetor 2025 do të hyjë në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve.

Ky sistem vlen për të gjithë shtetasit jo-BE, përfshirë qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë drejt vendeve të zonës Schengen.

Çfarë ndryshon?

Do të regjistrohen automatikisht hyrjet dhe daljet nga BE. Sistemi do të përfshijë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e secilit udhëtar.

Policia apelon për kujdes dhe informim të hershëm nga qytetarët, në mënyrë që procesi i kalimit kufitar të jetë më i shpejtë dhe pa vonesa.

The post KOSOVË / Rregulla të reja për hyrje/dalje në BE nga 12 tetori appeared first on Alsat.