
Studentët e Maqedonisë së Veriut që I plotësojnë kushtet për shujta studentore, do të kenë mundësi prej 1 e deri më 5 tetor të aplikojnë për shujta studentorë në formë elektronike, transmeton Portalb.mk.
“Afati për paraqitje për të drejtën e subvencionimit të shujtës studentore për vitin akademik 2025/2026 do të jetë prej 1 e deri më 5 tetor të vitit 2025”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt që kanë të ardhura më të ulta sesa rroga minimale. Ata kanë të drejtë të aplikojnë KËTU.