Liverpool u mund 1-0 nga Gallatasaraj në trabnsfertën turke, në raundin e dytë të Champions League. Një ndeshje vendosur nga një penallti e Osimhen në pjesën e parë. Duke folur për këtë episode, trajneri i Liverpool, Arne Slot komentoi.
“Dominik Szoboszlai nuk bëri asgjë të gabuar. Ne jemi pak të tejkaluar në situata të tilla. Ata e kthyen një penallti prej 20% në penallti 100%”, deklaroi trajneri i “reds”.
Më tej, Slot foli për rezultatin dhe performancën: “Jam përsëri i zhgënjyer. Futbolli ka të bëjë me fitoren. Por për mua kjo ishte një performancë e ndryshme me dhe pa top nga e shtuna e kaluar. Pjesën e parë luajtëm mjaft mirë. Patëm një shans të madh. Është e vështirë të krahasohet me të shtunën. Ne kontrolluam kundërsulmin
”.“Nuk jemi shumë larg sezonit të kaluar. Kemi humbur dy herë radhazi, por orari mund ta sjellë këtë. Të luash ndaj Gallatasaray jashtë fushe nuk është një ndeshje e lehtë dhe ne do të luajmë në fundjavë kundër Chelsea, kështu që nuk është një periudhë e lehtë”, shtoi Slot.
“Pashë shumë gjëra të mira. Mënyra se si luajtëm, mënyra se si e kontrolluam ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk kishte shumë kohë loje. Sulmuesi i tyre ishte në fushë, zëvendësues, lëndime...”, tha trajneri holandez.
Në fund, Slot foli për Ëirtz, që ende duhet të përshtatet, pasi ka nevojë për kohë për t’u ambientuar në Premier League. “Fokusi është gjithmonë te nënshkrimet e reja, gjë që është normale. Floriani ishte i përfshirë në situata të rrezikshme që krijuam ne”.
The post Slot i zhgënjyer: Dy humbje radhazi nuk janë tragjedi, ata humbisnin kohën si të dëmtuar appeared first on Telesport.