Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një periudhë që na rikujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe forcën e zbulimit të hershëm.
Çdo vit, miliona gra dhe vajza në mbarë botën përfshihen në fushata sensibilizuese, që kanë për qëllim të shpërndajnë informacion mbi parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje. Mesazhi është i qartë: një kontroll i thjeshtë mund të shpëtojë jetë.
Mjekët dhe organizatat shëndetësore nxisin gratë që të kryejnë rregullisht kontrolle dhe të mos e shtyjnë kujdesin për veten. Në këtë muaj, e gjithë bota vishet me ngjyrën rozë, si simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit përballë kancerit të gjirit.
The post Tetori, muaji që na kujton: një kontroll i hershëm shpëton jetë appeared first on Alsat.