
Në Komunën e Karposhit, kreu aktual dhe kandidati Stefçe Jakimovski, premton dy garazhe në kate në territorin e komunës si dhe shtimin e vendparkimeve të tjera.
Ai thotë se trafiku i komunës është shumë i ngarkuar dhe nuk mjafton më një garazh për një ndërtesë.
Jakimovski ka premtuar edhe një komunë më të pastër dhe hapësira të reja sportive për të rinjtë e komunës.
“Në Karposh 4, në tre kullat te ura “Kombet e Bashkuara” kemi numër të lartë të veturave sepse të tre ndërtesat janë me mbi 100 banesa. Këtë tollovi duhet ta zgjidhim patjetër. Për këtë pjesë që shihet pas nesh, do të bëjmë revizion të planit urbanistik dhe do të parashikojmë një garazh në kate dhe një garazh tjetër në kate në pjesën e kompleksit Makoteks. Po ashtu do të parashikojmë shumë më shumë vendparkime në pjesën që quhet “Agromekanika””, tha Stefçe Jakimovski, Kandidat për Karposhin.