Bashkëpunimi rajonal në fokus – Minçev dhe Dukaj për reformën në administratë

Shkup, 1 tetor – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, realizoi sot takim dypalësh me kolegun e tij, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili ndodhet për vizitë pune në v end. Qëllimi i takimit, siç njoftojnë nga Kabineti i Minçevit, është forcimi i bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve në fushën e administratës publike.

Minçev dhe Dukaj, thuhet në komunikatë, shkëmbyen vizione dhe ide për avancimin e proceseve të reformave dhe zbatimin e metodologjive moderne që do të kontribuojnë në krijimin e një administrate më efikase, transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve.

“Reforma e administratës publike nuk është vetëm një detyrim i brendshëm, por edhe një sinjal i jashtëm se institucionet tona janë të përgatitura për standardet evropiane, për qeverisje moderne dhe partneritete të vërteta në rajon. Ky bashkëpunim është provë për këtë, gjë e cila konfirmon angazhimin tonë për transparencë, efikasitet dhe mbështetje të ndërsjellë në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Minçev.