
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri opozitar maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”.
“Mickoski bën m irë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti.
Ai ironizoi me disa zëra kritikë nga brenda radhëve shqiptare, duke i quajtur “zagartë dhe lakejtë” e Mickoskit. “A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?” tha Ahmeti.
Kryetari i BDI-së theksoi se fjalët e tij nuk kanë qenë kurrë kundër shqiptarëve: “Unë nuk kam folur për shqiptarët, shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne.”