Milevski: Askush nuk mund të ndal ëndrrën e kualifikimit

Trajneri i përfaqësuese së Maqedonisë, Bllagoja Milevski deklaroi sot se lista poshtë lartë është e njëjtë dhe se i vetmi që mungon është Lirim Qamili pasi që është i lënduar.

“Babunski është me ne dhe tani rikthehet në formë dhe me cilësinë e tij është i nevojshëm për ne. Të gjitha ndeshjet janë kryesore dhe ndeshjet e radhës janë të rëndësishme. Belgjika vazhdon të jetë favorite dhe këtu është edhe Uellsi. Por Maqedonia ka treguar se mund të përballet me këto kombëtare. Askush nuk mund të na ndalojë ëndrrën për kualifikim. Presioni është tek të gjithë, por të gjithë kanë ambicie dhe qëllimi ynë është që të tregojmë se jemi konkurrues dhe grupi siç është, sjell vetëm sfida të reja dhe askush nuk na ndal që të vazhdojmë të ëndërrojmë”, deklaroi Milevski. /Alsat.mk

 

The post Milevski: Askush nuk mund të ndal ëndrrën e kualifikimit appeared first on Alsat.