Nëse nuk e dinte se ç’do të thotë të luash në Itali, vend me qindra gazeta dhe portale sportive, sot Jonathan David e di mirë.
Pas performancës zhgënjyese në Champions League kundër Villarreal-it, kanadezi sot po sulmohet tejmase nga mediat italiane.
Ai deri tani ka shënuar vetëm një gol me fanellën e Juventusit, i transferuar me parametra zero nga Lille në verë.
Në pjesën e dytë, kur “Zonja e vjetër” ishte në disavantazh 1-0, David humbi një rast të pastër, me portën bosh.
“Shaka është kjo?!” – shkruan sot Tuttosport, e cila e vlerësoi sulmuesin me notën 4/10.
“Është e pamundur t’i gjesh një mbiemër kësaj performance të tij. Nuk ke sesi ta mbrosh pas këtij momenti”, shkruan Gazzetta dello Sport.
The post “Nuk ke çfarë mbiemri t’i vendosësh!” Jonathan David kryqëzohet në Itali appeared first on Telesport.