Mediat gjermane kanë zbuluar “sekretin” sesi Bayern arriti të transferojë Michael Olise në verën e kaluar.
Agjenti i tij, Glen Tweneboah, ishte i pezulluar për 6 muaj nga Federata Angleze në maj 2024 për shkak të një komisioni të palejuar që kishte marrë në 2019. Atë vit, ai siguroi 10% komision nga kontrata e parë e klientit të tij te Reading FC, gjë që nuk lejohet.
Dënimi zgjaste deri më 4 tetor. Për të transferuar Olise, ai e dinte se nuk kishte kohë veprimi. Bayern përfitoi nga rasti, ndërhyri shpejt dhe arriti të paguajë klauzolën 50 mln paundë, plus 5 të tjera në formë bonusesh.
Për Olise kishin interes edhe Chelsea, Liverpool, United dhe City, por ato reaguan shumë vonë.
The post Zbulohet ‘sekreti’, si e fitoi Bayern garën për Michael Olise? U ble 50 mln, sot kushton 100 appeared first on Telesport.