Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaro Martinez, në një intervistë për “Hola” ka rrëfyer momente intime nga jeta e tyre familjare dhe periudhat e vështira që kanë kaluar: “Nuk mendoj se mund ta them, por kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë, madje dy. Një kur lindi Theo, që na trembi disi, edhe pse e kaluam shpejt. Tjetra në vitin 2021, e lidhur me karrierën e Lauti. Nuk mund të flas ende për të, por ishte sikur kishim humbur gjithçka. Falë Zotit e kapërcyem”.

Ajo tregoi edhe për jetën e përditshme pranë një lojtari, figurë publike në Itali: “Shpesh debatojmë, sepse unë dua të dalim për të pirë diçka ose në kinema, por ai jo. Është e vështirë të dalësh me të, por unë dua që fëmijët tanë, Nina dhe Theo, të mësohen me këtë realitet dhe të mos humbin kohën me babanë e tyre”.

Përtej futbollit, Lautaro është një baba i përkushtuar: kujdeset për fëmijët, bën vizatime me ta, i ndihmon me lodra dhe punime: “Askush nuk e imagjinon këtë rol, ngaqë në fushë duket i ashpër. Në shtëpi është i ëmbël. Na pëlqen të kalojmë kohë mes shoqërisë, bëjmë shpesh barbeque dhe luajmë poker. Madje unë ia kam mësuar atij lojën”.

 

The post Lautaro Martinez, rrëfimi i papritur i gruas së tij: Ishte sikur kishim humbur gjithçka… appeared first on Telesport.