Shitja e biletave për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ka nisur zyrtarisht. Biletat mund të blihen vetëm përmes një llotarie të FIFA-s, ku vetëm të përzgjedhurit kanë qasje për të blerë bileta “të mbyllura”, pa ditur paraprakisht se cilën ndeshje do të ndjekin. Shorti i ndeshjeve do të bëhet në dhjetor, atëherë mund të zgjidhen biletat për ndeshje specifike.
Çmimet ndryshojnë sipas fazës së kompeticionit dhe vendit në stadium; nga rreth 200 euro për ndeshjet e para deri në mbi 2.500 euro për gjysmëfinalet, ndërsa finalja në “MetLife Stadium” të New York do të kushtojë nga 2.030 deri në 6.730 dollarë (5.800 euro). Për vendet pritëse, çmimet janë më të larta: nga 400 deri në 800 dollarë për ndeshjet e grupeve, teksa debutimi në shtëpi mund të kalojë 1.700 dollarë.
Shumë tifozë janë ankuar për mungesën e biletave të përballueshme, shpesh të vendosura në sektorët më të largët. Vetëm përdoruesit e përzgjedhur nga miliona të regjistruar në portalin zyrtar kanë 24 orë për të blerë biletat. Faza e parë e shitjes për pronarët e kartave Visa nisi më 1 tetor, ndërsa faza e dytë është më 27 tetor, megjithatë shumë nuk morën konfirmimin me email. Biletat e reklamuara me 60 euro ishin shumë pak dhe në sektorët më pak favorizues.
The post Biletat për finalen e Botërorit 2026 kushtojnë deri në 5.800 euro; zbulohen çmimet e plota appeared first on Telesport.