Real Madrid ka nisur që tani të mendojë për merkaton e verës së ardhshme. Përveç transferimit të një “top” mesfushori, klubi madrilen po mendon të forcojë dhe krahun e djathtë të sulmit.

Objektivi i madh është Michael Olise i Bayern Munich. Francezi që pas transferimit nga Crystal Palace te Bayern Munich ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm, duke zgjuar interesimin e klubeve të tjera.

Alonso e sheh Olise si lojtarin e duhur për të udhëhequr krahun e djathtë të sulmit. Ardhja e mundshme e francezit do të largonte direkt Rodrygo-n, sipas të gjitha gjasave braziliani po luan sezonin e fundit me madrilenët.

Megjithatë, transferimi i Olise duket shumë i vështirë për t’u realizuar, pasi 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 me bavarezët dhe vështirë se mund të hiqet dorë nga një lojtar si ai. Bayern po punon për të rinovuar kontratën me yllin francez ku sigurisht do të ketë dhe një përmirësim të ndjeshëm të rrogës.

Por, një klub si Real Madrid nuk dorëzohet lehtë kur vjen puna te merkato. Nuk përjashtohet mundësia që në ofertën e Real Madridit për Olise të përfshihet edhe braziliani Rodrygo.

The post Xabi Alonso e “tepron”, kërkon të “paprekshmin” e Bayern Munich appeared first on Telesport.