Para 30 vjetësh, më 3 tetor, u krye atentati ndaj presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili pësoi lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit humbi jetën shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, dhe u lëndua rojtari Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq një kalimtar rasti dhe dy u lënduan. Hetimi përcaktoi se atentati ishte mirë i organizuar. Mbeti e panjohur se kush qëndronte pas atentatit, ndërsa hetimi ndaj autorit të panjohur ende është i hapur. Sulmi u krye me një makinë-bombë në vitin 1995 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol”. Kiro Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në moshën 94 vjeç.