Java e 6-të e Superiores nis me derbin Partizani-Tirana, ku të dyja ekipet po kalojnë momente të vështira dhe gjenden në fundin e tabelës. Partizani renditet i teti me 4 pikë, Tirana në vend të dhjetë me 2 pikë.

Partizani vjen me disa ndryshime në derbi, trajneri Milinkoviç ka lënë në stol emra si Buxhelaj e Mehmeti. Në anën tjetër, Bordin nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim.

PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.

TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.

Ndërkohë janë mësuar edhe arbitrat që do mbajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Arbitër kryesor është Eldorjan Hamiti, anësorë janë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj. Në VAR, Kreshnik Bajramaj.

The post Partizani-Tirana, formacionet zyrtare. Mësohen arbitrat që do të mbajnë drejtësinë në derbi appeared first on Telesport.