
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar festën kombëtare të Gjermanisë, duke marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada gjermane në Shkup, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
“Falënderime të veçanta për ambasadoren Petra Dreksler dhe ekipin e ambasadës për ftesën dhe për miqësinë e vazhdueshme,” u shpreh Gashi.
Ai theksoi se Gjermania është partneri dhe aleati kryesor i vendit në rrugën drejt integrimit evropian. “Si Kuvend, mbetemi të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun, shkëmbimin e praktikave të mira dhe mbështetjen e reformave që nënkuptojnë sundimin e ligjit, një klimë më të mirë biznesi, tranzicion energjetik dhe arsim cilësor,” tha Gashi.
Sipas tij, përmes punës së përbashkët do të krijohen më shumë mundësi për qytetarët dhe për forcimin e lidhjeve investuese e kulturore midis Maqedonisë dhe Gjermanisë