Sabri Aziri kërkon përgjigje nga BDI: Ku shkuan 1.4 milionë euro për pastrimin e qytetit?

Zëdhënësi i Shtabit Lokal të VLEN-it në Çair, Sabri Aziri në konferencën e sotme për media ka akuzuar kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmanin, për përgjegjësi direkte të partisë së tij në gjendjen e mjerueshme të pastërtisë në Shkup e sidomos në Çair.

Sipas tij, në vend që të kujdeseshin për komunën, kuadrot e BDI-së kanë sabotuar për vite me radhë funksionimin e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” dhe e kanë shndërruar atë në burim abuzimesh me tenderë milionësh.

“Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, këto ditë del para banorëve të Çairit si prind i shqetësuar dhe si mjek i indinjuarpër papastërtinë në komunë. Dikur e quajti Çairin “Kandahar”, ndërsa sot thotë se është komuna më e papastër në Shkup. Por qytetarët e Çairit duhet ta dinë të vërtetën, për gjendjen me papastërtinë është përgjegjëse pikërisht partia e Osmanit dhe kuadrot e saj. Në vend që të
kujdeseshin për komunën, ata përvite me radhë e sabotuan funksionimin e saj dhe lejuan abuzimeserioze në ndërmarrjen publike që është përgjegjëse përpastërtinë e qytetit NP “Higjiena Komunale” – Shkup. Vetëm nga janari i këtij viti janë lidhur kontrata në vlerë mbi 1.4 milionë euro edhe atë: 422 mijë euro për servisimin e automjeteve, 276 mijë euro për goma, 253 mijë euro për kazanë për mbeturina dhe pajisje tjera, 192 mijë euro për furça dhe pjesë të tjera. Pra, plot 1.4 milionë euro të shpenzuara nga paratë e qytetarëve. E megjithatë, realiteti është krejt tjetër: Shkupi, e sidomos Çairi, po
mbytet në plehra.”, deklaroi Aziri.

Ai theksoi se tenderët janë përdorur për pasurimin e familjeve partiake dhe për marrëveshje klienteliste, duke përmendur edhe kontratën prej 12 mijë eurosh për “shërbime intelektuale” me kompaninë Heli Consult, në pronësi të djalit të Blerim Bexhetit.

“Këto janë “rezultatet” e tenderëve milionëshe, kamionë dhekamioneta në gjendje skandaloze, që nuk mund ta kryejnë as funksionin më bazik, pastrimin e qytetit. Ndërkohë që qytetarët jetojnë mes papastërtisë, tenderët e “Higjienës Komunale” përdoren për pasurimin e familjevepartiake dhe për marrëveshje klienteliste. Kujtojmë se ekziston edhe një kontratë prej 12 mijë eurosh për “shërbimeintelektuale” me kompaninë Heli Consult, në pronësi të djalit tëBlerim Bexhetit.”, shtoi zëdhënësi i VLEN-it.

Aziri përfundoi deklaratën duke duke i dërguar mesazh Bujar Osmanit se ai dhe bashkëpartiakët e tij duhet t’u japin shpjegim banorëve të Çairit për këtë dhe se më 19 tetor qytetarët e Shkupit dhe të Çairit do të kenë mundësinë “të pastrojnë jo vetëm mbeturinat, por edhe ata që për vite të tëra e shfrytëzuan komunën për tenderë dhe përfitime politike.

“Prandaj, sot ne i themi qartë Bujar Osmanit:Ju i detyroheni banorëve të Çairit një shpjegim. Si është e mundur të shpenzohen 1.4 milionë euro për servisimin e parkuttë automjeteve, ndërsa automjetet të jenë në një gjendje kaqskandaloze? Dhe si keni guximin, pa asnjë turp, të dilni me premtime futuriste dhe fjalë boshe? Të nderuar qytetarë, nuk mjafton të luash rolin e mjekut tëshqetësuar kur je vetë pjesë e problemit. Më 19 tetor, qytetarët e Shkupit dhe Çairit kanë mundësinë tëpastrojnë qytetin jo vetëm nga mbeturinat, por edhe nga ata qëpër vite të tëra e përdorën për tenderë dhe përfitime politike”, potencoi Aziri.