Në emisionin e rradhët “PULS” i cili emitohet në MONITOR TV nën moderimin e Fatime Kokës dhe Tiron Alilit, i ftuar i rradhës ishte Fatmir Limani, kandidat i VLEN për Komunën e Kërçovës, njëherit edhe ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Në pyetjen se a ka gjasa me humb shqiptarët Kërçovën në këto zgjedhje lokale, Limani u shpreh i prerë se Kërçovën nuk e kanë humb dhe nuk do e humbin shqiptarët, duke shprehur bindjen e tij se do fiton në këto zgjedhje lokale.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në YouTube në kanalin Monitor TV në linkun më poshtë: