Ka nisur java e 4-t e Superligës në volejboll për meshkuj e femra, teksa janë luajtur sfidat e para në të dyja kategoritë.
Te femrat, skuadra e Dinamos vijon të kryesojë renditjen me 12 pikë të plota. Blutë e trajnerit Koja fituan sot 3-0 (25-15, 25-20, 25-12) ndaj Teutës. Një ndeshje që ishte një formalitet për kryeqytetaset, ndjeshëm më superior në parket.
Po 3-0 (25-16, 25-11, 25-19) fiton edhe Pogradeci, që mundi në Shkodër skuadrën e Vllaznisë. Edhe kjo sfidë nuk pati shumë histori, pasi u dominua nga skuadra mike, që ndjek ritmin e Dinamos, duke qëndruar një pikë pas kryeqytetase në renditje.
Te meshkujt, Vllaznia vijon të kryesojë e vetme renditjen, ende e pamposhtur në kampionat. Shkodranët fituan 3-1 ndaj Erzenit (23-25, 25-15, 25-22, 25-19). Fitore me përmbysje e ekipit vendës, që e nisi jo mirë takimin, por më pas mori frenat e lojës nën kontroll.
Fiton edhe Tirana, që mundi Elbasanin 3-0 jashtë fushe (25-14, 25-16, 25-18). Fitore e lehtë e skuadrës bardheblu, që e pati kontrollin e lojës në të trija setet, duke e merituar triumfin. Suksesi mban Tiranën në vendin e dytë në renditje.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Elbasani – Tirana, 0-3
Vllaznia – Erzeni, 3-1
Skënderbeu – Partizani, 4 tetor
Studenti (pushim)
Renditja: Vllaznia 11 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Erzeni 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë.
Superliga-Femra, java e 4-t
Dinamo – Teuta, 3-0
Vllaznia – Pogradeci, 0-3
Skënderbeu – Partizani, 4 tetor
Korabi – Tirana, 4 tetor
Renditja: Dinamo 12 pikë, Pogradeci 11 pikë, Tirana 8 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.
The post Superliga: Dinamo e Pogradeci nisin shkëputjen te femrat, Vllaznia vijon të surprizojë te meshkujt appeared first on Telesport.
