Charanjit Mannu, një ekspert i fushës elektrike dhe drejtor në Elec Training, ka dhënë një paralajmërim të fortë për rreziqet që vijnë nga lidhja e disa pajisjeve shtëpiake në zgjatues elektrikë.
Ai zbuloi se çdo vit ndodhin shumë zjarre në banesa për shkak se njerëzit mbingarkojnë zgjatuesit me pajisje që kanë konsum të lartë energjie.
“Statistikat janë shqetësuese. Marrim pjesë në shumë raste ku zjarret janë shkaktuar nga zgjatuesit, vetëm sepse njerëzit nuk kuptojnë se cilat pajisje janë tepër të fuqishme për t’u përdorur me ta”, tha ai.
Mannu theksoi se çajnikët elektrikë, pajisjet për ngrohje dhe tosterët duhet gjithmonë të lidhen direkt në prizë, dhe jo në zgjatues.
“Këto tre pajisje tërheqin sasi të mëdha rryme – shumë më tepër se sa mund të përballojë në mënyrë të sigurt një zgjatues i zakonshëm. Një çajnik përdor zakonisht rreth 3000 vat, ngrohëset elektrikë përdorin 3000 vat ose më shumë, ndërsa një thekës buke zakonisht konsumon 800 deri në 1500 vat”, shpjegoi ai.
Eksperti nga Wolverhampton shtoi se këto pajisje me fuqi të lartë mund të bëjnë që zgjatuesit të nxehen shumë shpejt.
“Kur zgjatuesit mbinxehën, plastika mbështjellëse mund të shkrihet dhe të ndezë materialet përreth. Shumë njerëz e përkeqësojnë situatën edhe më shumë duke i mbështjellë zgjatuesit gjatë përdorimit, gjë që përqendron nxehtësinë në një zonë të vetme”, paralajmëroi ai.
Ai shtoi se rreziku rritet ndjeshëm nëse në të njëjtin zgjatues lidhen disa pajisje të fuqishme njëkohësisht.
“Kam parë raste ku njerëzit kishin lidhur një çajnik, një mikrovalë dhe një thekës buke në të njëjtin zgjatues në kuzhinë. Kjo është një rrezik ekstrem për zjarr, pasi fuqia totale që kërkojnë këto pajisje e tejkalon ndjeshëm kapacitetin e sigurt të çdo zgjatësi shtëpiak”.
The post Asnjëherë nuk duhet të fusni këto tre pajisje në kabllon zgjatuese appeared first on Alsat.