Nazim Taipi i AKI viziton Tearcën dhe Dobroshtin: Takim miqësor me banorët për një të ardhme më të mirë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, zhvilloi një takim miqësor me banorët e fshatrave Tearcë dhe Dobrosht, duke treguar përkushtimin e tij për nevojat dhe aspiratat e komunitetit lokal.

Takimi u zhvillua së bashku me kreun e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, si dhe funksionarë dhe anëtarë të shtabit lokal të AKI-së. Gjatë këtij eventi të thjeshtë por simbolik, kandidatët patën mundësinë të dëgjonin nga afër shqetësimet dhe idetë e qytetarëve për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së përditshme.

Nazim Taipi theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale: “Me Tearcën n’zemër, bashkë me qytetarët për një të ardhme më të mirë!”, duke shprehur vizionin e tij për një komunë të zhvilluar, transparente dhe të bashkuar rreth projekteve që sjellin mirëqenie për të gjithë.

Ky takim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të AKI-së për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të ndërtuar besim nëpërmjet dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin.