Interi kërkon të vazhdojë momentin e mirë të formës; 2 fitore radhazi në kampionat dhe 4 në total, duke përfshirë Champions-in, për t’i dhënë vazhdimësi projektit të ri teknik dhe ngjitur në krye të Serie A, në pritje të ndeshjeve Napoli-Genoa, Fiorentina-Roma dhe Milan-Juve, të dielën. Në “San Siro” vjen një Cremonese po aq e forte; me të njëjtat pikë sa zikaltërit, ende e pamposhtur dhe me ëndrrën për të bërë një tjetër surprizë si ajo kundër Milanit. Tani i takon Cristian Chivu të gjejë mënyrën për të mos u befasuar nga skuadra e Niccola.
Mbi mbrojtjen: “Kemi gjetur ekuilibër, jemi përmirësuar shumë. E filloj gjithmonë nga organizimi dhe mos pësimi i golave”. Mbi mungesën e Thuram: “Më vjen keq ta humbasim, edhe nga ana njerëzore. Fatmirësisht nuk është dëmtim i rëndë”. Rreth aktivizimit të Bonny: “Nuk kam vendosur ende. E kam një ide, por nuk mund ta them tani”. A pritet rotacion: “Nuk jam supersticioz. Çdo vendim e marr në bazë të grupit. Nuk dua egoizëm, por gjithmonë gatishmëri”.
Formacionin e mban sekret: “Nuk e zbuloj kurrë herët. Shpesh e jap vetëm tri orë para ndeshjes”. Mbi gjendjen fizike: “Skuadra stërvitet shumë fort, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet. Për mua më e rëndësishme është gatishmëria e lojtarëve”. Si e sheh Cremonese: “Është një skuadër fizike, e organizuar, ka lojtarë me përvojë dhe me shumë zemër.” Mbi golat e mesfushorëve: “Nuk ka rëndësi kush shënon, por kush sakrifikohet dhe vendos ekipin mbi egon personale”.
The post Chivu karikon Interin: Rëndësi ka kush sakrifikohet dhe vendos ekipin mbi egon personale appeared first on Telesport.